Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se ai pothuajse nënshkroi për Tottenham vite më parë dhe tani më mirë do të tërhiqej nga futbolli, sesa t’i bashkohej rivalëve nga Londra Veriore të Arsenalit.
Reprezentuesi i Gaboni iu bashkua Arsenalit në vitin 2018, pas pesë vitesh me Borussia Dortmund dhe aktualisht është kapiten i klubit.
Por, ylli i “Gunners” mund të kishte përfunduar te Spurs pas bisedimeve me klubin.
I pytur nga “Sky Sports” nëse do të preferonte të tërhiqej apo të nënshkruante për Tottenhamin, Aubameyan tha: “Nuk keni nevoj ta bëni këtë pyetje, ju e dini tashmë, unë do të tërhiqesha”.
“Aq më tepër, sepse nuk e di nëse e dini, por disa vite më parë isha afër nënshkrimit për Tottenhamin dhe në fund nuk e di se çfarë bënë ata. Pra, do të tërhiqesha”.
“Unë isha në St-Etienne mendoj se në atë kohë, nuk jam i sigurt, ose në fillim te Dortmundi. Nuk e mbaj mend saktësisht”.
“Erdha këtu, shkova edhe në stadiumin në ‘Ëhite Hart Lane’. Një ditë më pas ata thjesht nuk u përgjigjën, nuk më thirrën kurrë, kështu që unë thashë: ‘Në rregull, mos u shqetëso’, prandaj çdo herë unë luaj kundër tyre, ata e dinë pse jam tepër i motivuar”, tha sulmuesi i Arsenalit.
Aubameyang humbi ndeshjen e parë të sezonit të Arsenalit për shkak se kishte i sëmurë, por është paraqitur në të gjitha ndeshjet e tyre pasuese në Premier League.
Ai ka shënuar katër gola deri tash në ligën angleze, ndërsa shënoi një hat-trick teksa mposhtën Ëest Brom 6-0 në kuadër të “Carabao Cup”.
Skuadara e Mikel Artetas është aktualisht në vendin e pestë në Premier League dhe e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke fituar tetë dhe duke barazuar dy herë./Arbresh.info
Ambasada e Italisë dënon sulmin në Zubin Potok: Ne qëndrojmë...
Osmani pranon telefonatë nga Begaj, dëshmohet përsëri mbësht...
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri