Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubemayng ka zbuluar se pozita e tij më e mirë është të luaj si sulmues qendror.
29-vjeçari ka qenë impresiv qysh pasi iu bashkua skuadrës në Emirates nga Borussia Dortmundi janarin e vitit të kaluar duke shënuar 25 gola në Premierë Ligë brenda 37 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
“Roli im favorit është të luaj sulmues, në front. Më pëlqen gjithashtu të luaj në krah, por unë mendoj se pozita më e mirë është si një sulmues”, ka thënë Aubameyang për Sky Sports.
“Më pëlqen të luaj dy sulmues në front, është mirë sepse ju mund të bëni disa kombinime me sulmues të tjerë”
“Nëse trajneri ka nevojë për mua në krahun e djathtë ose në të majtë, nuk ka rëndësi, unë shkoj dhe luftoj për skuadrën, nuk është problem”
Arsenali ka një detyrë mjaftë të vështirë nesër për shkak se kampioni në fuqi i Premierë Ligës – Manchester City është rivali i tyre./arbresh.info/
Aksident me 7 persona të plagosur në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri