Google ADS

Aubameyang transferohet te gjiganti anglez

08:18 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Borussia Dormtund ia ka ofruar mundësin Chelseat për të nënshkruar me  Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të janarit, sipas disa raportimeve.

Sulmuesi gabonez ka prishur raportet me trajnerin e Dortmundit, Peter Bosz, dhe javën e fundit ai është suspenduar nga skuadra.

Aubameyang është lidhur vazhdimisht me klubet angleze si Liverpool, Chelsea dhe Arsenali, transmeton arbresh.info.

 

Reprezentuesi gabonez po ashtu ka prishur raportet me bashkëlojtarët e tij edhe pse ai ka shënuar 17 gola në 19 paraqitje në këtë sezon.

Auba në sezonet e fundit është një nga golashënuesit më të mirë në evropë dhe ka një vlerë tejet të lartë në tregun e futbollistëve.

Sipas The Mirror, Dormtund ka kontaktuar me Chelsean duke ia ofruar mundësin të nënshkruajnë me Aubameyang për vlerën 50 milionë.

Chelsea largoi sulmuesin e rrezikshëm Diego Costa në Atletico Madrid dhe si zëvendësues të tij kanë transferuar Alvaro Morata. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme