Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga Chelsea për t`u bashkuar me Olympique de Marseille.
Njoftimi ka ardhur të premtën nga klubi francez.
Ish-sulmuesi i Arsenalit në shtatorin e vitit të kaluar iu bashkua Chelseas nga Barcelona duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare, por pas largimit të Thomas Tuchel nga roli i trajnerit dukej gjithnjë e më e qartë se qëndrimi i tij në “Stamford Bridge” nuk do të ishte i gjatë.
Ai në 15 paraqitje në Premier League për “Blutë” ia doli të shënojë vetëm një gol.
Aubameyang ka përvojë në Ligue 1 pasi më herët ka luajtur për St Etienne, Dijon, Lille dhe Monaco./rtk
Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitar...
Kurti takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimi...
Arrestohen dy persona të cilët kërkoheshin me nga dy urdhër...
Policia konfirmon se Florim Zeqiri u vra me 6 plumba: Po pun...
Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-n...
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot n...