Google ADS

Aubameyang thyen një rekord në Arsenal

10:01 | 5 Korrik 2018
Arbresh Info

Unai Emery përfundimisht ka pasur mundësi t’i vendos yjet e Arsenalit nën mikroskop me rikthimin e tyre në stërvitje dje.

Janë bërë gjashtë javë që nga koha kur spanjolli mori detyrën në klub pas largimit të Arsene Wengerit, transmeton portali arbresh.info. Emery filloi në stërvitje te London Cloney me prezantimin e anëtarëve të stafit të tij.

Aty iu bashku edhe asistenti i ri Juan Carlos Carcedo dhe trajneri i skuadrës së parë Pablo Villanueva. Më pas erdhi radha e lojtarëve, përfshirë përforcimeve të reja – Bernd Leno dhe Sokratis Papastthopoulos, për tu stërvitur.

Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde, Pierre Emerick Aubameyang nuk kurseu përpjekjet e tij për të impresionuar trajnerin e ri. Ylli gabonez dukej i gatshëm dhe në gjendje të mirë pasi kombëtarja e tij nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Botëror.

Emery ishte i kënaqur që Aubameyang theu rekordin e klubit për kërcim të trefishtë në palestër duke arritur një distancë prej 7.97 metrave.

Sidoqoftë, ish lojtari i Borussia Dortmundit është ende larg rekordin botëror të Jonathan Edwards me një distancë prej 18.29 metrave të cilën e mban që nga viti 1995./arbresh.info/

https://twitter.com/TeamGunners_/status/1014244990376083456

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme