Pierre Emeric Aubameyang thuhet se ka kërkuar nga Borussia Dortmundi të lejojë transferimin e tij për 54 milionë funta te Arsenali.
“Topçinjtë” kanë nisur bisedimet me skuadrën gjermane rreth një marrëveshje që mund të sjell sulmuesin gabonez në Emirates këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Tani, gazeta gjermane ‘Bild’ pretendon se Aubameyang ka shtruar një kërkesë për transferim në përpjekje për të siguruar kalimin në Angli. Raportet ndërmjet sulmuesit dhe klubit të tij duket se janë përkeqësuar gjatë javëve të fundit për shkak se trajneri Peter Stoger e ka lënë jashtë fushës në vikend.
Një gjë të tillë është duke kërkuar ta shfrytëzoj Arsenali, i cili shpreson të siguroj një marrëveshje me 28 vjeçarin gjatë javës së ardhshme.
Trajneri Arsene Wenger është një admirues i madh i sulmuesit dhe e sheh atë si një zëvendësues të kilianit Alexis Sanchez, largimi i të cilët duket i pashmangshëm këtë merkato./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës