Google ADS

Aubameyang shton edhe një veturë Lamborghini Hurcan në koleksionin e tij

16:18 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

Edhe pse koleksioni i sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang ka qenë mjaftë impresiv dhe ka ngjallur zili te shumë adhurues të veturave, ylli i Arsenalit ka shtuar edhe një veturë luksoze në këtë koleksion.

Aubameyang ka blerë tani edhe veturën tejet të bukur Lamborghini Huracan, e cila kushton 240 mijë funta, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi ka postuar një pamje të shkurtër në rrjete sociale ku shihet edhe ngjyra shumë interesante e veturës.

30-vjeçari, i cili posedon gjithashtu edhe tri modelet e fundit të Ferraris, dy Audi R8 dhe një Aston Martin, tani posedon një koleksion veturash në vlerë prej 2 milionë funta.

Reprezentuesi gabonez ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë dhe më me ndikim edicionin e kaluar te “Topçinjtë”./arbresh.info/


Shikoni disa pamje më poshtë të veturës së tij të re:

https://twitter.com/ESPNUK/status/1148849428675145728

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme