Skuadra e Arsenalit më në fund ka arritur fitoren e parë këtë sezon.
Arsenali e ka nisur keq këtë sezon pasi pësoi humbje në dy ndeshjet e para të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, “The Gunners” treguan komplet fytyrë tjetër sonte përball West Bromit në kuadër të raundit 1/32 të EFL Cup duke fituar 6-0.
Serinë e golave e hapi Pierre Emerick Aubameyan në min e 17’, i njëjti realizoi sërish në min e 45’, ndërsa Nicolas Pepe shënoi në min e 45+1’ për rezultatin e pjesës së parë 3-0.
Edhe pjesa e dytë ishte e njejtë me ‘Topçinjtë’ që nuk u ndalën dhe e gjetën golin e katërt në min e 50’ me realizator Bukayo Sakan, ndërsa Aubameyang kompletoi hat-rickun në min e 62’.
Rezultatin përfundimtarë 6-0 e vulosi Alexandre Lacazette me golin e tij në min e 69’.
Një fitore e rëndësishme kjo për ekipin e Mikel Artetas që tani shpreson t’u rikthehet fitoreve edhe në Premier Ligë pas një starti aspak të mirë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...