Aubameyang pranon t’i bashkohet Barcelonës për një çmim të ulët

10:07 | 31 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës me një çmimi më të ulët, në mënyrë që të përshtatet nën kufirin e pagave të tyre.

Ish-kapiteni i Topçinjëve ka rënë dakord të transferohet te Barça si huazim deri në qershor.

“Sport” raporton se Aubameyang ka shfaqur dëshirën e tij për të luajtur për Barçën, pasi ra dakord të shohë pjesën tjetër të sezonit duke mos fituar “praktikisht asgjë”.

Megjithatë, kufiri i pagave të gjigandëve katalanas e lë klubin me shumë pak hapësirë për të marrë frymë kur bëhet fjalë për regjistrimin e lojtarëve.

Nga ana tjetër, Ousmane Dembele nuk ka siguruar ende një largim nga klubi. Aubameyang ka nevojë që Dembele të largohet në mënyrë që të krijojë vend në buxhet për ardhjen e tij.

Pagat e sulmuesit të Arsenalit do të shtohen në bonuse – njësoj si marrëveshja e Dani Alves me klubin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme