Aubameyang pranon ofertën e Arsenalit

08:47 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Sulmuesi gabonez, Pierre – Emerick Aubameyang, ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin për një transferim në Emirates Stadium.

Por, Arsenali ende nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin gjerman për reprezentuesin gabonez, transmeton arbresh.info.

Arsenali ka dërguar një ofertë në drejtim të Dormtundit rreth 45 milionë euro, por që është refuzuar, pasi që klubi gjerman kërkuar 60 milionë.

Dortmundi po ashtu ka kërkuar që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe sulmuesi francez, Oliver Giroud, si zëvendësim i Abuamyeangit.

Sipas “The Mirror” Arsenali nuk ka edhe shumë kohë për të arritur marrëveshje me Dortmund, por Abuameyang tashmë ka pranuar ofertën, dhe do të fitojë 200 mijë funte në javë.

Trajneri francez, Arsene Wenger, është i hapur rreth idesë që Giroud të përshihet në marrëveshje, po ashtu sulmuesi i cili dëshiron më shumë minuta për shkak të kampionatit botëror ‘Rusia 2018’.

Dortmundi dëshiron që marrëveshjen të shtyjë për në verë, por Arsenali është i vendosur që ta sigurojë Abuameyangin gjatë këtij afati kalimtar. /arbresh.info/

Të ngjashme