Pierre Emerick Aubameyang mori pjesë për herë të parë në stërvitje te Arsenali.
Sulmuesi Aubameyang, i transferuar dje nga Borussia Dortmundi te klubi në Emirates për një tarifë rekorde prej 55.5 milionë funta, ka nisur stërvitjet me skuadrën në London Colney, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi gabonez ishte një shënjestër afatgjate e klubit londinez por përfundimisht ka arritur transferimin si një zëvendësues i Alexis Sanchez që kaloi në Manchester United si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim që dërgoi nga ana tjetër mesfushorin Henrikh Mkhtaryian.
28-vjeçari është stërvitur para ndeshjes të së shtunës në Premierë Ligë kundër Evertonit që zhvillohet në Emirates.
Ylli pritet të debutoj poashtu në këtë ndeshje./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...