Sipas raporteve në Gjermani, transferimi i Pierre Emerick Aubameyang në Arsenal është i “pashmangshëm”.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit është në mënyrë aktive duke u përpjekur për të detyruar largimin e tij nga klubi këtë muaj dhe dëshiron t’i bashkohet Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Aubameyang është lënë jashtë skuadrës që udhëtoi në Berlin të enjten pasi klubi pranoi se sulmuesi nuk ishte në gjendje të duhur mendore për të luajtur.
Borussia Dortmundi do të luaj kundër Hertha Berlinit në mungesë të yllit të tyre në sulm, ndërkohë që ‘Sky Germany’ është duke pretenduar që transferimi i Aubameyangut në Arsenal është tani i “pashmangshëm”.
Marrëveshja për transferimin e tij në Emirates tani vlen 53 milionë funta dhe Arsenali do të blej një sulmues që ka shënuar 141 gola brenda 212 paraqitjeve për Dortmundin./arbresh.info/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...