Aubameyang në Arsenal? Përgjigjet Wenger

11:11 | 5 Janar 2018
Arbresh Info

Trajneri Arsene Wenger i është përgjigjur thashethemeve rreth transferimit të Aubameyanit.

Francezi ka thënë se “nuk është i mundshëm” transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang, në Arsenal, transmeton portali arbresh.info.

Raportet u shfaqën këtë javë duke sugjeruar që Aubameyang mund të jetë në listën e lojtarëve të mundshëm për të zëvendësuar sulmuesin kilian Alexis Sanchez te “Topçinjtë”.

Megjithatë, kur është pyetur të premten nëse Aubameyang është një shënjestër e mundshme, Wenger tha “Jo, nuk ka mundësi”.

Alexis Sanchez besohet se do të kaloj këtë janar te Manchester City, ndërkohë që edhe Paris Saint Germain është i interesuar për shërbimet e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme