Google ADS

Aubameyang në aeroport të Dortmundit para transferimit në Arsenal

13:49 | 30 Janar 2018
Arbresh Info

Aubameyang pritet të finalizoj transferimin te skuadra në Premierë Ligë, pavarësisht dy ofertave që janë refuzuar nga skuadra gjermane.

Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang është parë me familjen e tij në aeroportin e Dortmundit para finalizimit të marrëveshjes për transferim në Arsenal, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi gabonez është përfolur shumë rreth një transferimi te klubi në Emirates gjatë merkatos së këtij muaji të transferimeve.

Megjithatë, duket që përfundimisht është arritur marrëveshje që thyen edhe rekord te skuadrën e udhëhequr nga trajneri francez Arsene Wenger.

Tarifa e transferimit të Aubameyangit në Arsenal besohet të jetë 55.4 milionë funta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme