E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang te Chelsea është nën një vëzhgim intensiv, pasi trajneri Graham Potter e la atë jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve, ndërsa një lëvizje nga MLS mund të jetë në horizont.
Sulmuesi iu bashkua Chelseat në shtator, mirëpo shpenzimet marramendëse të pronarit Todd Boehly në transferimin e futbollistëve të rinj në afatin kalimtar të janarit, e kanë lënë atë prapa në përzgjedhje.
Për më shumë, ai mbeti jashtë ekipit prej 25 lojtarësh për garën prestigjioze evropiane.
Sipas faqes sportive spanjolle Relevo, kampioni i MLS-së, Los Angeles FC, mund të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me 33-vjeçarin, shkruan telegrafi.
Klubi amerikan është në kërkim të një ylli pas pensionimit të Gareth Bale.
Po ashtu, duke qenë se afati kalimtar është mbyllur në Evropë, Aubameyang ka dy zgjedhje të thjeshta: kalimin në Major League Soccer ose qëndrimin te Chelsea duke mos luajtur sa do të dëshironte.
Futbollisti nga Gaboni ka luajtur për dy skuadra këtë sezon.
Ai ka bërë një paraqitje për Barcelonën në La Liga (në barazimin pa gola ndaj Rayo Vallecanos në gusht) para se të kalonte në Stamford Bridge.
Organi drejtues i futbollit, FIFA, deklaron se lojtarët mund të luajnë vetëm për dy skuadra në një sezon, por MLS ofron një shteg për Aubameyang, pasi sezoni 2023 konsiderohet “një sezon i mbivendosur” për shkak të fillimit të tij në muajin shkurt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...