Aubameyang mirëpret Sokratisin në Arsenal

15:30 | 3 Korrik 2018
Arbresh Info

Pierre Emerick Aubameyang ka mirëpritur mbrojtësin Sokratis Papastathopoulos te Arsenali.

Sokratis u bë përforcimi i tretë te Arsenali për këtë verë duke iu bashkua “Topçinjve” për një shumë prej 18 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Transferimi i tij nga Borussia Dortmundi do të thotë se ai do t’i bashkohet ish bashkëlojtarëve të tij – Pierre Emerick Aubamayng dhe Henrikh Mkhitaryan.

Disa nga lojtarët e skuadrës së Arsenalit janë rikthyer sot në klub dhe Aubameyang ka shfrytëzuar mundësinë për të shkrepur një foto me Sokratisin.

Në një postim të postuar në faqen e tij në Instagram, Aubameyang shfaqet duke qeshur në foto ku ka vendosur gjithashtu një mbishkrim: “Mirë se vjen Papaaaaa #sparta”./arbresh.info/

https://twitter.com/AubameyangStuff/status/1013841616182882310

Të ngjashme