Kapiteni i Gabonit, Pierre-Emeric Aubameyang do të lejohet të largohet nga Kupa e Kombeve të Afrikës dhe të kthehet te Arsenal për shakak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore me të cilat po vuan.
Aubameyang doli pozitiv me COVID-19 më 6 janar dhe ende nuk është paraqitur për kombëtaren e tij në turne.
32-vjeçari duhet të luante kundër Ganës këtë javë, por rikthimi i tij u bllokua për arsye mjekësore.
Tani, trajneri i Gabonit, Patrice Neveu, ka konfirmuar se sulmuesi do të kthehet në klubin e tij.
“Që nga dje, u mor vendimi për t’i dërguar ata në shtëpi te klubi i tyre”, tha Neveu për Goal duke iu referuar Aubameyang dhe shokut të skuadrës, Mario Lemina.
“Ne nuk mund ta gjykojmë këtu, nuk mund ta velrësojmë patologjinë e Covid këtu”.
“Është e rëndësishmë që Mario të kthehet në Nice dhe Pierre të kthehet në Arsenal. Është një vendim që e kemi marrë mes vete”
Federata e Futbollit të Gabonit më pas vazhdoi me një deklaratë që konfirmoi se lojtarët po lirohen nga detyra ndërkombëtare.
“Federata e Futbollit të Gabonit ka vendosur të vendosë lojtarët Pierre-Emeric Aubameyang dhe Mario Lemina në dispozicion të klubeve të tyre në mënyrë që ata të ndjekin provimet më të thelluara”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...