Aubameyang: Ky është fillimi i një epoke të re

08:52 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Pierre Emerick-Aubameyang ishte protagonisti kryesor i fitores së të dielës së Barcelonës kundër Real Madrid.

Sulmuesi nga Gaboni shënoi dy gola dhe u zgjedh lojtari i ndeshjes.

Në një prononcim për media pas ndeshjes, 32-vjeçari tha se ky është fillimi i një epoke të re.

“Mendoj se ky është fillimi i një epoke të re. Me kaq shumë talent, kaq shumë lojatarë të ri gjithashtu, kjo është diçka e mirë për mentalitetin e skuadrës dhe po, ne jemi të lumtur që fituam këtë ndeshje”.

Ndërsa sa i përket golave të shënuar mbrëmë, të cilat ishin të parat për të në një “El Clasico”, ish-sulmuesi i Arsenalit tha se ishte diçka që e priste.

“Po, definitivisht po [ndjehesh mirë të shënosh]. Unë shpresoja për të për të qenë i sinqertë, dhe po, ne e bëmë dhe jam shumë i lumtur për ndeshjen e sotme. Është diçka shumë speciale të vish këtu dhe të shënosh gola”, tha gabonezi në një intervistë mbrëmë pas ndeshjes.

Barcelona arriti fitore të thellë kundër Real Madrid me rezultat 4-0./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme