Aubameyang kërkon të largohet nga Borussia Dortmundi

08:42 | 26 Maj 2017
Arbresh Info

Pierre Emerick Aumbameyang thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi.

Aubameyang ka ende edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij me Dortmundin, por sipas një raporti nga ‘Bild’, 27-vjeçari ka kërkuar transferimin larg nga ‘Westfalenstadion’ këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Këto lajme janë në favor të Manchester United, i cili është duke kërkuar transferimin e tij që një kohë të gjatë. Madje, “Djajtë e Kuq” është raportuar këtë muaj se do të rivalizojnë Paris Saint Germain në garën për shërbimet e tij.

Pierre Emerick Aubameyang ka bërë 45 paraqitje për Dortmundin këtë sezon duke shënuar gjithsej 39 gola.

Skuadra gjermane kishte siguruar transferimin e tij për 11 milionë funta nga Saint Etienne në vitin 2013./arbresh.info

Të ngjashme