Google ADS

Aubameyang ka disa fjalë rreth Nicolas Pepes

22:59 | 31 Korrik 2019
Arbresh Info

Pierre Emerick Aubameyang thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij te Arsenali me padurim janë duke pritur prezantimin e Nicolas Pepes.

Transferimi i Pepes në Emirates nuk është zyrtarizuar ende nga Arsenali pavarësisht se lojtari ka kryer testet mjekësore dhe fotosesionin me klubin të martën, transmeton portali arbresh.info.

Pas fitores që erdhi në penalti pas barazimit 1 me 1 të Arsenalit ndaj skuadrës franceze Angers këtë mbrëmje (e mërkurë), Aubameyamg është pyetur rreth transferimit të pashmangshëm të Pepes.

“Do luash me Pepen? Sigurisht, kur ka lojtarë që kanë për të nënshkruar me një klub si Arsenali, është mirë për t’i pranuar ata”

“Shpresoj që do të nënshkruaj sa më shpejtë që është e mundur. Ne jemi duke pritur këtë”

Komentet nga Aubameyang kanë ardhur pasi presidenti i Lilles, Gerard Lopez, konfirmoi transferimin 80 milionës në një intervistë për mediat franceze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme