Aubameyang i përgjigjet spekulimeve për kalim te Barça

16:35 | 21 Maj 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang insiston nuk do të largohet nga klubi aktual.

Aubameyang është përfolur shumë për transferim te Barcelona në ditët e fundit, por reprezentuesi gabonez ka reaguar duke hedhur poshtë menjëherë këto pretendime, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi, i cili ka shënuar 41 gola tashmë për “Topçinjtë”, dëshiron të bëhet një legjendë në klub.

“Sigurisht se është kënaqësi dhe jam shumë i lumtur këtu, por ishte sfiduese për mua që të vijë në Arsenal dhe të kthehem në një sulmues të mrekullueshëm”, ka thënë Aubameyang në një intervistë për RMC.

“Tani, unë dua të bëhem një legjendë këtu”, shton ylli duke qetësuar tifozët e gjigantit anglez./arbresh.info/

Të ngjashme