Pierre Emerick Aubameyang ka përshkruar spanjollin Unai Emery si një “trajner shumë të mirë” dhe thotë se është i gatshëm nën udhëheqjen e trajnerit të ri të Arsenalit.
“Topçinjtë” kanë prezantuar 46-vjeçarin pasditen e së mërkurës duke shënuar zyrtarisht fundin e epokës së Arsene Wenger te klubi në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.Aubameyang ka luajtur nën udhëheqjen e Wenger për vetëm katër muaj, por reprezentuesi gabonez ka pranuar se do të jetë e “çuditshme” për të parë një trajner tjetër gjatë muajit gusht në vend të francezit.
“Ai është një trajner shumë i mirë, nuk është lehtë kurrë në Paris, aty ka shumë presion. E di se ka bërë një punë të mrekullueshme në Sevilla dhe Paris”, ka thënë Aubameyang për ‘RMC Sport’.
“Sigurisht, është e çuditshme që trajneri shkoi pas 22 viteve. Kjo është jeta, ne duhet të vazhdojmë përpara, ne duhet të bëjmë të gjithë që të mendojnë për të punuar fortë për të garuar me më të mirët”
Aubameyang ka shkëlqyer te Arsenali në gjysmë sezon duke shënuar 10 herë brenda 13 paraqitjeve në Premierë Ligë./arbresh.info/
Lansohet projekti GENESIS, mbështetur nga Ministria për Evro...
Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, reagojnë nga MPJD
Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit n...
Kurti takohet me Guerotin, temë diskutimi ishte bashkërendim...
Shqipëri, shtohen problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë
Emery thotë se me Aston Villa synon të fitojë trofe