Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka refuzuar mundësinë për të vazhduar kontratën me klubin.
30-vjeçari u transferua në “Emirates” para dy viteve duke shënuar 60 gola në 95 paraqitje në klub, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që i ka mbetur 17 muaj në kontratë, sulmuesi me prejardhje nga Gaboni synon vazhdimin e kontratës.
Aubameyang është i kërkuar nga Inter dhe Barcelona dhe ekziston mundësia e largimit, nëse Arsenal nuk arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Për momentin “Topçinjtë” janë katër pikë larg pozitës së katër në tabelë që e mban Chelsea./arbresh.info.
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...