Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet nga Arsenali në fund të sezonit nëse ata dështojnë për të përfunduar në top katërshe.
Pavarësisht se qëndrojnë katër pikë larg nga vendi që siguron Ligën e Kampionëve dhe rekordit të 100 për qind në Evropa Ligë, jeta duket shumë e vështirë për lojtarët e “Topçinjve” dhe tifozët nuk janë të kënaqur për shkak të rezultateve të tyre jo bindëse, transmeton portali arbresh.info.
Rasti i fundit është rezultati zhgënjyes i skuadrës së Unai Emery në barazimin 2 me 2 në shtëpi ndaj Crystal Palaces, ku Granit Xhaka shpërtheu ndaj tifozëve të cilën e fishkëllyen atë derisa po largohej nga fusha për zëvendësim.
Aubameyang ka qenë pjesë kryesore e skuadrës së Arsenalit qysh pas transferimit nga Borussia Dortmundi në janar të 2018-ës duke shënuar 49 gola brenda 76 paraqitjeve kompetitiv.
30-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij por ende nuk ka vendosur për të vazhduar qëndrimin.
Ai në të kaluarën është përfolur për transferim te Manchester United./arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...