Skuadra e Arsenalit është në një periudhë mjaftë të vështirë pas asaj që i ndodhi Granit Xhakës ndërkohë që Pierre Emerick Aubameyang tani është duke bërë thirrje për “bashkim”.
Aubameyang mori shiritin e kapitenit gjatë barazimit 2 me 2 të së dielës ndaj Crystal Palaces pas largimit të Xhakës me t’iu shfaqur numri për zëvendësim teksa tifozët e fishkëllyen gjatë largimit të tij nga fusha, transmeton portali arbesh.info.
Mesfushori kosovar tronditi të gjithë duke vendosur dorën në vesh ndaj tifozëve si dhe duke i ofenduar rëndë atyre – gjë që ka ngjallur thirrje që 27-vjeçarit t’i hiqet titulli i kapitenit.
Trajneri Unai Emery thotë se Xhaka është “i shkatërruar” nga ajo që ndodhi por mesfushori ka mbështetjen e bashkëlojtarëve pasi shumica prej tyre e votuan për të marrë shiritin e kapitenit këtë verë.
Edhe pse atmosfera për momentin mund të jetë e tmerrshme në Arsenal, kjo nuk do të ketë ndikuar në fushën stërvitore ku skuadra ka shfaqur entuziazëm të madh para përballjes në Carabao Cup ndaj Liverpoolit.
Madje ishte një ndjenjë e mirë bashkimi të martën ku Shkodran Mustafi ngarkoi një foto në Instagram duke i ndihmuar Aubameyangut për tu ngritur nga fusha.
Sulmuesi gabonez iu përgjigj atij me një mesazh duke shkruar: “Ne kemi ardhur së bashku, ne largohemi së bashku”.
Postimi është pëlqyer nga një numër i madh lojtarësh të Arsenalit, përfshirë Alexandre Lacazetten dhe Ainsley Maitland-Niles, gjë që shfaq se skuadra është e vendosur qartë për të lënë pas atë që i ndodhi Xhakës.
Mest Ozili ka postuar një mesazh të ngjashëm dje duke shkruar: “Pa marrë parasysh se çfarë, mënyra e vetme është të qëndrojnë së bashku si një”./arbresh.info/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...