Pierre Emerick Aubameyang ka shkruar historinë te Arsenali në disfatën 3 me 1 të skuadrës së tij në FA Kupë kundër Manchester United mbrëmjen e së premtes.
Aubameyang ka shënuar për Arsenalin kundër Manchester United, por goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm dhe kështu “Topçinjtë” u eliminuan në raundin e katërt nga FA Kupa, transmeton portali arbresh.info.
Mysafirët kaluan në epërsi përmes sulmuesit Alexis Sanchez, i cili pasi kaloi portierin Petr Cech dërgoi në formë të shkëlqyer topin në rrjetë.
Manchester United më pas dyfishoi epërsinë me anë të Jesse Lingard dhe pavarësisht golit nga Aubameyang për 2 me 1, skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit shënoi fitore me golin e tretë nga Anthony Martial.
Sidoqoftë, për sulmuesin Aubemayang, kjo natë ishte historike.
Me këtë gol reprezentuesi gabonez u bë lojtari i parë në histori të Arsenalit që ka gjetur rrjetën në çdo ditë të javës brenda një sezoni të vetëm.
Vetëm goli në ditën e premte i mungonte atij për shkak se kishte gjetur rrjetën në çdo ditë tjetër më parë./arbresh.info/
https://twitter.com/Squawka/status/1088900740565864448
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...