Aubameyang e ndjen veten përgjegjës për barazimin ndaj Benficas

09:35 | 19 Shkurt 2021
Arbresh.info

Arsenali barazoi me Benfican në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 1-1.

Pas ndeshjes, kapiteni i skuadrës Pierre Emerick-Aubameyang reagoi duke postuar një foto në llogarinë e tij në twitter.

“Ne merituam një rezultat më të mirë dhe unë duhet të shënoja disa gola sot, por ne ende kemi akoma një ndeshje tjetër”, tha ai.

Ai për sulmuesin e ri të Arsenalit, Bukayo Saka, shtoi: “Të lumtë Bukayo Saka”.

Të enjten tjetër, më 25 shkurt do të luhet edhe ndeshja e kthimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme