Ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është i kërkuar nga Barcelona që nga lëndimi i sulmuesit Luis Suarez.
Gjiganti katalunas është duke u munduar të fitojë titullin e La Liga, por duhet ta bëjnë këtë gjë pa Suarez, transmeton portali arbresh.info.
Ish-ylli i Liverpool ka bërë një operacion në gju dhe do jetë jashtë fushe për katër muajt e ardhshëm.
Sipas The Telegraph, Aubameyang është lojtari të cilin Barcelona dëshiron ta transferojë para se të mbyllet afati i janarit.
Sulmuesi me prejardhje nga Gaboni vazhdon me formën e shkëlqyer dhe dëshiron sfidë të re, pasi Arsenal ka mundësi që këtë sezon përsëri të dështoi për të përfunduar në top katër.
Arsenal për Aubameyang kërkon 50 milionë funte, mirëpo kampioni i Spanjës shpreson ta huazojë sulmuesin për gjashtë muaj pastaj ta blejë./arbresh.info.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja