Pierre Emerick Aubameyang beson se Arsenali do t’i rregulloj gjërat.
Sulmuesi insiston se është i lumtur me vendimin për t’iu bashkuar Arsenalit nga Borussia Dortmundi në merkaton e muajit janar të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se jemi në një moment i vështirë, por mendoj se ne kemi luajtur kundër klubeve të mëdha dhe mendoj se ne thjeshtë duhet të jemi të bashkuar, të vazhdojmë përpara, të punojmë shumë dhe kjo është mënyra që duhet të ndjekim”, ka thënë Aubameyang për ‘Sky Sports’.
“Ai është një trajner i mrekullueshëm, të gjithë e dinë këtë. Në rregull, nuk është lehtë për momentin, por ne duhet të dhurojmë më të mirën tonë dhe të shfaqim që ne luajmë për të dhe do të japim gjithçka për të”
Aubameyang, i cili ka shënuar 141 gola brenda katër sezoneve e gjysmë në Dortmund, insiston se Arsenali ishte një hap logjik për të në moshën 28 vjeçare dhe zbuloi se “Topçinjtë” ishin skuadra e vetme që ka bërë një ofertë “reale” për të.
“Ishte hapi im i ardhshëm për mua, është një klub i madh. Për mua është pak më i madh se Dortmundi dhe ky është një hap i mirë për mua dhe karrierën time. Unë nuk dua të shkoj, për shembull, në Kinë, sepse unë dua të bëjë shumë gjëra këtu në Evropë para se të mendoj për Kinë apo Amerikë”
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...