Australia dhe Rusia u kualifikuan për në fazën gjysmëfinale të edicionit hapës të ATP Cup. Ndryshe nga Rusia, që i mbylli llogaritë me Argjentinën, pas fitoreve të regjistruara nga dy lojtarët e saj kryesorë, Khachanov dhe Medvedev, ekipi vendas pati nevojë për ndeshjen në lojën çift ndaj Britanisë së Madhe, për të siguruar biletën mes katër skuadrave përfaqësuese më të mira në këtë edicion të parë në historinë e ATP Cup.
Në Bregun Lindor të Australisë, në Sydney, në “Ken Rosewall Arena”, në çerekfinalen e pare, skuadra vendase mori shpejt kryesimin falë triumfit të numrit 29 të botës, Nick Kyrgios. 24-vjecari nga Canberra mundi 6-2, 6-2 në vetëm 72′ lojë numrin 52 të klasifikimit ATP Cameron Norrie, gjithsesi miqtë u kundërpërgjigjën në duelin tjetër, ku raketa e parë e Britanisë së madhe, numri 42 i botës, Dan Evans, mposhti në tre sete raketën e parë të Australisë, Alex De Minaur. Numri 18 në renditjen ATP pati epërsinë e një “game” me “break” në setin hapës, megjithatë 29-vjeçari rekuperoi, duke mbyllur llogaritë 7-4 në “tie break”.
Në setin pasardhës, Alex De Minaur i rrëmbeu shërbimet kundërshtarit të tij që në “game”-n e tretë, për të fituar setin 6-4, sidoqoftë edhe seti final përfundoi si edhe seti hapës me “tie break”, ku përsëri spikati tenisti nga West Midlands, që ndonëse humbi epërsinë e një “game” me “break”, sërish ia doli mbanë për të triumfuar me shifrat 7-2, në një takim që zgjati afërsisht tri orë e gjysmë. Pikën vendimtare Australia e siguroi në lojën çift, ku dyshja Nick Kyrgios – Alex De Minaur u vu përballë binomit të sprovuar britanik Jamie Murray – Joe Salisbury. Në setin hapës miqtë përmbysën disavantazhin e fillimit 2-0, duke fituar 6 nga 7 “game”-t e radhës, gjithsesi vendasit rekuperuan, duke kthyer gjithçka, për të fituar dy setet në vazhdim.
Fillimisht, dyshja australiane u kundërpërgjigj duke fituar setin e dytë me po të njëjtin rezultat 6-3, sidoqoftë gjithçka, me sa duket, ishte lënë për në setin final. Në setin përcaktues Australia i anuloi plot 4 mundësi për ndeshjen çiftit britanik dhe në fund vendasit mbyllën sfidën pikërisht në “match point”-in e tyre të pestë, duke triumfuar 18-16 në “tie break”.
Gjërat ishin shumë më të thjeshta në krahun tjetër për Rusinë, që mundi me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën e Argjentinës. Fillimisht u përballën dy zgjedhjet e dyta, numri 17 i botës, Karen Khachanov, me numrin 25 të renditjes ATP, Guido Pella, dhe 23-vjeçari moskovit triumfoi në vetëm dy sete 6-2, 7-6, ndërsa pikën përcaktuese e siguroi numri 5, Daniil Medvedev, që pati nevojë për tre sete për fituar betejën e raketave të para të vendeve respektive.
Përfundimisht, Medvedev fitoi 6-4, 4-6, 6-3 në pothuajse dy orë e gjysmë ndaj argjentinasit Diego Schwartzman, sidoqoftë, në fund, ndonëse llogaritë ishin mbyllur që më herët, çifti rus Gabashvili – Kravchuk mposhti gjithashtu edhe dyshen kundërshtare Gonzalez – Molteni, me shifrat 7-6, 6-4. /SS/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...