Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e dytë dhe të fundit në “Fadil Vokrri” para udhëtimit në Itali, ku të enjten më 3 shtator do të ballafaqohet me Moldavinë, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, në kuadër të grupit 3 të Ligës C.
Edhe në këtë stërvitje përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion lojtarët që i kishte edhe një ditë më parë, derisa ka punuar më shumë në lojën në hapësira të ngushta dhe në lojën sulmuese, por edhe në skema të ndryshme taktike.
Atmosfera në ekip është si zakonisht shumë e mirë, derisa dëshira e futbollistëve për ta nisur mbarë ciklin e ri të ndeshjeve është e madhe, gjë të cilën në deklaratat pas stërvitjes e kanë potencuar edhe Anel Rashkaj e Fidan Aliti. Stërvitjet e sotme krahas presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, e ka ndjekur nga afër edhe ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.
Nesër në mëngjes ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë për në Parma, ku do të zhvillojë edhe një stërvitje para ndeshjes së të enjtes.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...