Palestra e qytetit të Rahovecit “Mizahir Isma” nuk ka mund t’i zë të gjithë tifozët për ndeshjen finale ndaj Prishtinës.
Në Rahovec është duke u zhvilluar ndeshje e katër finale e Play-Offit, ku “Vreshtarët” janë nikoqir të “Plisave”.
Ky takim është shumë i rëndësishëm pasi Rahoveci luan për të barazuar serinë në 2-2, ndërsa Prishtina me një fitore shpallet kampion.
Në përkrahje të vendasve edhe kësaj radhe kishin ardhur tifozë të shumtë që kishin stërmbushur palestrën “Mizahir Isma”.
Shkallët e palestrës ishin të stërmbushura, ndërsa shihen edhe tifozët që qëndronin në këmbë vetëm për ta përcjell këtë finale.
Edhe tifozët vendas “Vreshtarët” po përkujdesën për një atmosferë sa më të zjarrtë dhe të zëshme në përkrahje të ekipit të tyre.
Vlen të ceket se edhe organizimi ishte i një niveli të lartë nga drejtuesit e Rahovecit.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...