Atletja bjelloruse Krystina Timanovskaya, e cila i shpërfilli urdhrat për t’u kthyer në atdhe nga Lojërat Olimpike, është larguar sot nga Japonia në drejtim të Vjenës.
Sprinterja 24-vjeçare u nis drejt Austrisë me aeroplan të mërkurën në mëngjes, raporton.
Ajo pritej të udhëtonte drejt Varshavës, pasi Polonia i kishte ofruar asaj “vizë humanitare”, por ajo e ndryshoi destinacionin në çastin e fundit, sipas një zyrtari të aeroportit të Tokios.
Ajo kishte thënë më herët për BBC-në se veprimet e saj nuk ishin protestë politike.
“E dua vendin tim dhe nuk e kam tradhtuar vendin tim”, kishte thënë ajo.
Timanovskaya tha për Associated Press se zyrtarët e ekipit olimpik bjellorus ia kishin bërë asaj të qartë se do të përballej me ndeshim sapo të kthehej në Bjellorusi.
Ajo nuk pranoi të kthehej në Bjellorusi të dielën, pasi tha se ishte sjellë në aeroport me zor nga ekipi i vet, duke shkaktuar dramë të vërtetë në Lojërat Olimpike.
Timanovskaya duhej të garonte në vrapim 200 metra të hënën, por nuk e bëri pasi tha se trajneri i saj kishte shkuar në dhomën e saj të dielën dhe i kishte thënë se ajo duhej të kthehej në shtëpi për shkak se i kishte kritikuar zyrtarët e ekipit olimpik bjellorus./GE/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...