Atletico Madrid do t’i ofrojë mesfushorit, Thomas Partey kontratë të re, e cila do t’ia dyfishojë klauzolën nga 50 milionë në 100 milionë euro.
Partey është i lidhur me largimin nga “Los Rijoblancos”, ngase disa skuadra janë të gatshme t’ia paguajnë klauzolën prej 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Javën e kaluar Telegrpah raportoi se Arsenal e dëshiron lojtarin, ndërsa Liverpool ka interesim gjithashtu.
“Topçinjtë” mbesin favoriti kryesor për transferimin e Partey, që kishte rol të rëndësishëm në skuadrën e Atleticos në përballjen ndaj Liverpool, klub të cilin e eliminuan në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
26-vjeçari ka shfaqur dëshirën për të luajtur në Premierë Ligë në të ardhmen e afërt./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...