Atletico nuk lejon shitjen e Partey nëse nuk paguhet klauzola, por Arsenal-i e refuzon

11:05 | 30 Korrik 2020
Arbresh Info

Arsenal-i vazhdon me interesimin për transferimin e mesfushorit të Atletico Madrid-it, Thomas Partey.

Atletico nuk pranon ta shesë Partey nëse nuk i paguhet klauzola e lirimit prej 50 milionë eurove, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, “Topçinjtë” kanë refuzuar duke ofruar 25 milionë euro plus një lojtar.

Ende s’ka marrëveshje mes dy skuadrave dhe mbetet të shihet nëse gjatë merkatos do arrihet marrëveshja.

Për Partey interesim ka treguar edhe PSG-ja./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme