Atletico Madrid do ta këtë shumë të vështirë transferimin e sulmuesit të PSG-së, Edinson Cavani në afatin e janarit.
Sipas El Mundo Deportivo, gjiganti francez kërkon 18 milionë euro për uruguaianin, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Atletico nuk ka para për të blerë lojtarë, andaj nuk do të mundet ta transferojë në afatin dimëror.
Cavani pritet të largohet nga PSG pasi kontrata e tij skadon pas gjashtë muajve dhe nuk po arrin të jetë titullar që nga transferimi i Mauro Icardit në afatin veror.
Nga ana tjetër, klubi spanjoll ka vështirësi në sulm, pasi Diego Costa është i lënduar dhe nuk do të kthehet deri në shkurt.
Cavani i është bashkuar PSG-së në vitin 2013 nga Napoli për 64 milionë euro dhe ka arritur të shënojnë 195 gola.
Gjithashtu ky i fundit ka refuzuar mundësinë për të luajtur në kampionatin amerikan për klubin Inter Miami.
Ndërsa Atletico është i lidhur edhe me disa sulmues të tjerë duke përfshirë qendërsulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud dhe të RB Leipzig, Timo Werner./arbresh.info.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...