Atletico Madrid është në negociata me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Klubi madrilenas shpreson ta transferojë kroatin në fund të sezonit, ngase ky i fundit nuk është shumë i kënaqur te kampioni i Spanjës, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic i skadon kontrata me Barcelonën në qershor të vitit 2021 dhe thuhet që mund të shitet në fund të sezonit, kurse gjatë këtij muaji pritej të transferohej te Inter ose Juventus.
Mesfushori këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje deri ka bërë tre asistime, por nuk ka rolin e rëndësishëm në skuadër në krahasim me sezonet e kaluara.
Kujtojmë që kroati iu bashkua Barcelonës në vitin 2015 nga Sevilla për 18 milionë euro, ndërsa që nga ajo kohë ka luajtur 292 ndeshje dhe ka shënuar 34 gola duke kontribuar me 40 asistime./arbresh.info.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...