Atletico Madridi ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke zbuluar gjendjen e mbrojtësin malazez Stefan Savic.
Gjiganti spanjoll në La Liga ka zbuluar se Savic i është nënshtruar disa testeve mjekësore të cilat kanë konfirmuar se ka pësuar një lëndim muskulor të shkallës së dytë në kofshë të këmbës së majtë, shkruan portali arbresh.info.
“Stefan Savic i është nënshtruar disa testeve që kanë konfirmuar se mbrojtësi malazez ka pësuar një lëndim të shkallës së dytë në kofshën e tij të majtë. Gjendja e tij është ende duke u shqyrtuar”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Atletico.
Mbrojtësi i Malit të Zi ishte detyruar të largohet nga fusha të premten e kaluar në ndeshjen e kombëtares së tij kundër Bullgarisë.
Qendërmbrojtësi ishte në fushë për vetëm 39 minuta në takimin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Mungesa e tij në ndeshjen e sotme (e hënë) kundër Kosovës është një shtytje e madhe për djelmoshat tanë./arbresh.info/
https://twitter.com/Atleti/status/1183740253540102145?
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...