Atletico Madridi shënon fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve

20:44 | 11 Dhjetor 2024
D.H

Atletico Madrid ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Slovan Bratislavas me rezultat 3-1.

Gjithcka nisi më mirë për madrilenët kur pjesën e parë e mbyllën me dy gola epërsi, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht, Alvarez shënoi në minutën e 16-të, kurse për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Griezmann tre minuta para mbyllës së pjesës së parë.

Ndërkohë, sllovakët u rikthyen në lojë pas i shënuan nga penalltia me anë të Strelec, në minutën e 51-të.

Por vetëm gjashtë minuta, Griezmann shënoi sërish për të rikthyer epërsinë dyshifrore.

Deri në fund gola më nuk pati dhe spanjollët arritën tre pikëshin e radhës në Ligën e Kampionëve.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, të drejtuarit e Simeones kanë 12 pikë dhe aktualisht janë të 10-tit në tabelë, kurse Slovani ndodhet në pozitën e fundit, pa pikë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme