Juventusi është ende i etur për të rikthyer sulmuesin Alvaro Morata, por ata kanë pësuar një ‘goditje’ pasi Atletico Madrid thuhet se përjashton një marrëveshje huazimi.
29-vjeçar spanjoll i kaloi dy vitet e fundit në huazim me Bianconerët dhe ai bëri veçanërisht përshtypje në vitin e dytë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, duke qenë një kontribues kryesor në sulmin e tyre në një moment jetik pasi si Paulo Dybala ashtu edhe Federico Chiesa mbetën jashtë fushës shkaku i lëndimeve.
Sipas gazetës Tuttosport, Allegri është i etur për të rikthyer Moratan, por ai mund të detyrohet të kërkojë diku tjetër pasi Atletico Madridi është i gatshëm ta lërë 29-vjeçarin të largohet vetëm në një transferim përfundimtar.
Skuadra spanjolle kërkon rreth 35 milionë euro për ish-lojtarin e Chelseat, shuma që Zonja e Vjetër do të duhej të kishte paguar për ta bërë huazimin e tij të përhershëm në fillim të kësaj vere.
Arsyeja pse Atletico Madrid ka përjashtuar një marrëveshje huazimi është për shkak të rregullave të rrepta financiare të La Ligës.
Shitja e tij brenda një viti pas një periudhe huazimi amortizon më tej koston e Moratas, diçka që skuadra e Diego Simeone po kërkon ta shmangë. /Telegrafi/
⚪️⚫️#Calciomercato, si allontana il ritorno di #Morata alla #Juventus: l’#AtleticoMadrid lo cederà solo a titolo definitivo.https://t.co/BHtCkn4jfR
— serieAnews.com (@serieAnews_com) August 7, 2022
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...