Presidenti i Atletico Madridit insiston se ata nuk janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin Paulo Dybala të Juventusit.
Bartësi i fanellës me numër 10 te “Zonja e Vjetër” bëri një udhëtim në Madrid gjatë pushimeve ndërkombëtare dhe është parë në një restauruan me trajnerin Diego Simeone të Atleticos, transmeton portali arbresh.info.
“Dybala është një lojtar i mrekullueshëm, por unë nuk e njoh atë, e kam parë duke luajtur vetëm një herë kundër Real Madridit”, ka thënë presidenti Enrique Cerezo.
“Simeone tashmë ka shpjeguar gjithçka, ata janë takuar në një restauruan dhe janë përshëndetur, asgjë më shumë. Këtu nuk ka asgjë më shumë”
Dybala ka realizuar 18 gola këtë sezon brenda 25 paraqitjeve në Serie A./arbresh.info/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...