Atletico Madrid, ashtu si Barcelona, e kanë bërë zakon të nënshkruajnë me lojtar të lirë në vitet e fundit dhe Los Colchoneros janë të vendosur të marrin një përforcim falas nga Blaugranët këtë verë.
Mbrojtësi i majtë, Marcos Alonso thuhet se ka një marrëveshje për t’iu bashkuar Atleticoss, sipas të dhënave të fundit nga kryeqyteti spanjoll.
Fabrizio Romano zbuloi se ishte marrë vendimi për të mos rinovuar kontratën e Alonsos këtë verë dhe se ai do të largohet i lirë.
Po kështu, kapiteni Sergi Roberto mund të jetë gjithashtu një emër tjetër që largohet, megjithëse ky vendim nuk është përfundimtar siç është rasti me Alonso.
Sipas mediumit Cadena Ser, ish-mbrojtësi 33-vjeçar i Chelseat ka një marrëveshje për të nënshkruar me Atleticon.
Ndërsa thonë se marrëveshja nuk është përfundimtare dhe situata mund të ndryshojë në varësi të ofertave të tjera, apo mundësive të tjera, për të dyja palët, kushtet për një kontratë janë rënë dakord.
🚨🇪🇸 Pending confirmation: There is an agreement in place between Marcos Alonso and Atlético Madrid.@ellarguero pic.twitter.com/pwdSM5gQ7h
— Atletico Universe (@atletiuniverse) April 1, 2024
Alonso kontribuoi si opsion rotacioni sezonin e kaluar, duke luajtur shpesh në qendër të mbrojtjes dhe supozohej të ishte mbulesa e Alejandro Balde këtë sezon, por një dëmtim që kërkoi operacion dhe e përjashtoi atë për më shumë se tre muaj, është parë që mbrojtësi veteran të paraqitet rrallë këtë sezon.
Deri më tani ai ka vetëm 7 paraqitje gjatë gjithë sezonit, duke arritur në 299 minuta, me paraqitjen e tij të fundit në fillim të nëntorit./Telegrafi/
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik