Ka raporte se Atletico Madridi nuk më i interesuar në shërbimet e Mauro Icardit ndërkohë që vetëm Napoli, Juventusi, Manchester United dhe Real Madridi kanë pasur si shënjestër sulmuesin e Interit.
Edhe pse Icardi u kthye në skuadër pas gjashtë javëve jashtë fushe, ai pritet të largohet në fund të sezonit meqenëse edhe i është hequr shiriti i kapitenit, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur sugjerime nga mediat spanjolle mëngjesin e sotëm (e mërkurë) se Atletico Madridi ka qenë në kontakt me gruan dhe agjenten e Icardit, Wanda Naran.
Megjithatë, FCInterNews, Tuttomercatoweb dhe Sky Sports Italia insistojnë se interesimi në Icardin ka ndodhur dy vite më parë dhe nuk është për këtë verë.
Të vetmet klube që janë të gatshme për të shtruar ofertë për Icardin janë në Serie A, veçanërisht Napoli dhe Juventusi.
Përveç kësaj, Manchester United dhe Real Madridi janë duke vëzhguar nga afër situatën, veçanërisht nëse Interi bie dakord për të zbritur kërkesën prej 75 milionë euro.
Ai ka një klauzolë në kontratën e tij që vlen 110 milionë euro, por është valide vetëm për disa javë mes qershorit dhe korrikut për klubet jashtë Italisë./arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...