Google ADS

Atletico Madridi fiton takimin e parë ndaj Borussia Dortmundit

23:05 | 10 Prill 2024
E.G

Atletico Madridi ka arritur ta mposht Borussia Dortmundin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes këtyre dy skuadrave.

Los Colchoneros arritën të shënon që në fillim, dhe këtë me rast të një gabimi skandaloz të gjermanëve.

Ofendime në baza kombëtare dhe fetare, tifozët e Buducnostit fyen shqiptarët dhe klubin…Maqedonci: Gjenocidi, kemi prova ndaj SerbisëAksidenti me të vdekur në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, nuk dihen arsyetFitër Bajrami, Kurti pritet nga myftiu Naim TërnavaPesë arsye pse duhet të pyesim veten nëse duam vërtet një veturë automatike

Zhvillohej minuta e 4-të, kur Rodrigo de Paul shënoi nga afër për 1-0.

Vendasit ishin më të mirë duke rrezikuar edhe në minutën e 20-të me Jose Maria Gimenez, por pa sukses.

Në minutën e 32-të, Samuel Lino arriti të shënojë pas një aksioni të bukur për 2-0.

Në pjesën e dytë në të shumtën e kohës, Atletico Madridi arriti të menaxhojë lojën.

Julian Brandt dhe Samuel Lino kishin raste të mira për të dy skuadrat për të ndryshuar rezultatin.

Milionerët u kthyen në lojë në minutën e 81-të, kur Sebastien Haller shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja e radhës pritet të jetë e zjarrtë, pasi që rezultati i sotëm i mban të dyja në lojë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme