Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka hapur derën për të sjellë në Spanjë sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, ndërsa interesim ka shprehur edhe Barcelona.
Dybala do të largohet nga Juventusi këtë verë kur t’i skadojë kontrata e tij në fund të muajit qershor.
Emri i yllit argjentinas ka qenë i lidhur me shumë klube të mëdha si Interi, Milani, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.
Megjithatë, garës për transferimin e tij i është bashkuar edhe Atletico Madridi, klub që është serioz në qasjen e tyre.
Atletico ka një lidhje të fortë me futbollistin argjentinas, me trajnerin Diego Simeone, i cili është një tifoz i Dybalas.
“Dybala është një lojtar i madh, por për momentin, ai është një lojtar i Juventusit”, ka thënë fillimisht Cerezo.
“Mund të jemi të interesuar. Do ta shohim; ka një rrugë të gjatë për të bërë para gushtit”, përfundoi presidenti i Atleticos.
Por, klubi madrilen nuk është i vetmi që do shërbimet e Dybalas si lojtar i lirë në verë.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Dybalas për të përforcuar sulmin e tyre.
Besforti, Xuxi, Mevlani dhe Rezi shkojnë në nominim për thye...
Vodhën mall në vlerë rreth 2 mijë euro në Prizren, arrestohe...
Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i vitit
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqës...
Hamza në Kamenicë: Vendi ka nevojë për një lidership të ri q...
Irani ekzekuton shtetasin iraniano-gjerman pasi u dënua për ...