Klubi spanjoll ka filluar të mendojë për përforcimet.
Diego Simeone duket se nuk është plotësisht i kënaqur me futbollistët që ka në dispozicion andaj ka kërkuar përforcime për vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po mendon për transferimin e futbollistit të Arsenalit, Bukayo Saka.
Saka po shihet si opsion ideal për mesfushën e klubit spanjoll, sidomos nëse Saul Niguez shitet përfundimisht te Chelsea në fund të sezonit.
Megjithatë, ‘Topçinjtë’ nuk do të heqin dorë edhe aq lehtë nga Saka pasi konsiderohet si i ‘pashitshëm’ për ta.
Anglezi ka kontratë me ‘Gunners’ deri në vitin 2024, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë rreth 75 milionë euro.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?