Google ADS

Atletico Madrid refuzon ofertën 100 milionëshe të City-t për Gimenez

17:35 | 14 Shtator 2020
Arbresh Info

Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë me vlerë 100 milionë euro nga Manchester City për shërbimet e mbrojtësit Jose Maria Gimenez.

Gjiganti spanjoll nuk do ta shesë lojtarin dhe nuk do pranojë ndonjë ofertë me të ulët se klauzola e lirimit, që vlen 120 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Gimenez është ndër katër kapitenet të “Los Rijoblancos” dhe roli i tij është bërë shumë më i madh që nga largimi i ish bashkëlojtarit, Diego Godin.

Uruguaiani ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2023, derisa është një ndër lojtarët që admiron Pep Guardiola dhe do të donte ta kishte në skuadër.

Pavarësisht disa lëndimeve afatgjatë, Atletico nuk është i interesuar ta shesë lojtarin dhe ka refuzuar ofertën fantastike të “Qytetarëve”.

Tani, City është duke provuar transferimin e Kalidou Koulibaly-t nga Napoli./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme