Atletico Madrid po shikon mbrojtësin e Wolves, Nelson Semedo

09:07 | 6 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Atletico Madrid po shikon mbrojtësin e Wolves, Nelson Semedo, pasi shitën Kieran Tierney te Newcastle United.

“Marca” raporton se do të kishte një ironi në lidhje me ardhjen e Semedo si zëvendësues i Trippier, pasi “Los Rojiblancos” në fakt e donin atë përpara se të nënshkruanin përfundimisht me anglezin në vitin 2019.

Klubi po kërkon një zëvendësues të besueshëm për Juanfran Torres dhe ishte afër uljes së Semedo, por Barcelona përfundimisht vendosu të mos e shesë.

Mund të jetë më e lehtë për të shitur Semedon në transferrin në “Estadio Wanda Metropolitano”, por marrëveshja do të ishte me e kuptueshme pasi Wolves do të kërkonte të rikuperonte 32 milionë eurot që paguan për portugezin në vitin 2020.

Trajneri Diego Simenone ka ende Marcos Llorente dhe Sime Vrsaljko të cilët mund të luajnë në krahun e djathtë, kështu që klubi nuk do të blejë për hir të blerjes dhe do të hyjë në treg vetëm për lojtarin e duhur.

Simeone, megjithatë, beson se Trippier ka nevojë për zënvedësim, kështu që ai do të shpresojë që Atletico të ketë fat këtë janar./Arbresh.info

Të ngjashme