Me Barcelonën që pritet të largojë disa lojtarë në afatin kalimtar të janarit, klubet janë rreshtuar për të përfituar nga situate.
Cadiz po i afrohet nënshkrimit të sulmuesit të huazuar, Luuk de Jong ndërsa ka pasur spekulime edhe për lojtarë si Sergino Dest dhe Clement Lenglet.
Ky i fundit është lidhur me një lëvizje te Tottenham Hotspur dhe Arsenal përpara afatit kalimtar të janarit dhe tani, “OK Diario” raporton se francezi është gjithashtu në radarët e rivalëve të Barçës në LaLiga, Atletico Madrid.
Skuadra e Diego Simeones ka qenë e dobër në mbrojtjen e triumfit të tyre në LaLiga dhe është pak a shumë jashtë garës për titullin në mes të edicionit. Ata janë të prirur të përmirësojnë pasurinë e tyre duke filluar nga janari kur sezoni rifillon dhe po shikonë përforcime në afatin kalimtar.
Mbrojtja, e cila është zakonisht pika më e fortë e Atleticos, është bërë zona më problematike këtë sezon. Stefan Savic dhe Jose Maria Gimenez kanë luftuar me lëdnime ndërsa Felipe dhe Mario Hermoso kanë performuar dobët.
Si rezultat, menaxheri, Diego Simenone është i etur për të forcuar opsionet e tij në zemër të mbrojtjes dhe ka ngushtuar në tre opsione, me Clement Lenglet të Barcelonës që është një prej tyre./Arbresh.info
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...