Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është duke shtyrë klubin për të transferuar sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Thuhet se francezi ka marrë vendimin t’i bashkohet “Losrijoblancos” në fund të sezonit, transferimi i cili do kushtoi rreth 55 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Lacazette ka humbur vendin në formacionin e Mikel Arteta, andaj pritet të ndryshojë skuadër në mënyrë që të rigjejë formën.
Sipas Don Balon, Simeone është admirues i madh i Lacazette, andaj e do në skuadër në fund të sezonit.
Lacazette për “Topçinjtë” ka shënuar 44 gola në 112 ndeshje ndërsa këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me tri asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...